Ministri Lekaj thotë se rrugët janë të kalueshme
16 dhjetor 2018
| 11:33
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora.
“Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonal se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora. Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të dielë mund të lëvizni lirshëm. Kujdes me shpejtësinë dhe mos udhëtoni pa pajisje dimërore. Vikend të këndshëm!”, ka shkruar Lekaj.