Ministri Lekaj tregon se kur do të përfundojë zgjerimi i rrugës Prishtinë – Gjilan
26 gusht 2018
| 14:07
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të dielën ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës N25. 2, në hyrje të Prishtinës, rrugë e cila sipas ministrit Lekaj do të përfundojë deri më 10 shtator të këtij viti.
Ministri Lekaj ka thënë se ky është edhe një nga projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në tërë vendin.
“Asfaltimit të rrugës së ‘Gorenjes’, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi. E tëra do të përfundojë deri më 10 shtator”, ka shkruar ministri Pal Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/