Ministri Liburn Aliu thotë se rruga Prizren-Tetovë po fillon, tregon sa miliona euro janë ndarë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një reagim në profilin e tij në ‘facebook’ ka thënë se rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet. Ai ka treguar se sot janë nënshkruar kontratat për këtë projekt, që do të ketë gjatësi prej 20 kilometrash e 350 metra.
Për pjesën e parë janë ndarë afër 8 milionë euro, pjesë e mjeteve të ndara për pjesën e dytë janë kthyer në rivlerësim nga OSHP-ja, ndërsa për pjesën e tretë të projektit janë ndarë 8 milionë e 346 mijë e 804 euro.
Rruga 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈ po fillon të ndërtohet
Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro.
Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet.
OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.