Ministri Likaj: Ishim të gatshëm për testin PISA

29 dhjetor 2020 | 12:09

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MSh), Ramë Likaj, ka shpalosur punën e kësaj ministrie për vitin 2020, saktësisht punën prej qershorit deri më tani kur edhe e ka marrë detyrën e ministrit.

Likaj e konsideruar si të suksesshëm këtë vit shkollor falë ndihmës nga partnerët dhe donatorët.

“Me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve MASh-ja ka arritur me sukses përmbylljen e këtij viti. Situata me pandeminë është menaxhuar mirë”, ka thënë Likaj.

Ministri Likaj ka treguar se është bërë shpërndarja falas e librave shkollor për të shkollat e vendit.

“Për arsimin parauniveristar është aprovuar masterplani i bërë me kujdes të madh i cili e ka përfshirë monitorimin e mësimit. Janë zhvilluar tre skenarë. Janë hartuar plane mësimore ditore e javore. Janë shpërndarë tekste shkollore falas për të gjitha shkollat”, është shprehur ai.

Më tutje, Likaj ka njoftuar fillimi i vitit shkollor për shkak të pandemisë ka nisur duke marrë parasysh rekomandimet e DKA-së dhe IKShPK-së.

Ndër të arritura e kësaj ministrie, Likaj ka përmendur fillimin e procesit për korrigjimin e teksteve shkollore për disa klasë.

Po ashtu ministri Likaj ka shprehur gatishmërinë nga ana e tyre për garën e testit PISA.

“Jemi të gatshëm për testin PISA, i cili për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm”, është shprehur Likaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm brenda një muaji, sipas të dhënave të BQK-së, qytetarët…