Ministri Likaj: Janë marrë të gjitha masat për fillimin e vitit të ri shkollor

12 shtator 2020 | 11:13

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj ka thënë se në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), dhe IKShPK-në, i kanë marrë të gjitha masat për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton “Epoka e re”.

Ministri Likaj ka postura një video në llogarinë e vet në “Facebook”, duke uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor, dhe ka theksuar se arsimimi i fëmijëve është investim i përbashkët për të ardhmen e Kosovës.

Postimi i tij:

Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në, i ka marrë të gjitha masat për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator 2020.

Arsimimi i fëmijëve tanë është investimi ynë i përbashkët për të ardhmen e Kosovës!

Urime viti i ri shkollor 2020/2021!

https://www.facebook.com/100497998395841/posts/144362810676026/?vh=e&extid=xvttLE3prfbLGC2B&d=n

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdorimi i dinarit serb në veri por edhe në zonat…