Ministri Likaj viziton vendin e xhirimeve të njësive mësimore
07 nëntor 2020
| 13:26
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka vizituar vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit, ku sipas tij, po punohet pandërprerë dhe me përkushtim të madh, raporton “Epoka e re”.
“Në mënyrë që njësitë mësimore t’iu ofrohen nxënësve tanë vazhdimisht përmes kanalit RTK4 të televizionit publik në rastet kur shkollat detyrohen të punojnë sipas skenarëve B dhe C. Vërtetë është kënaqësi të vizitosh këtë ekip që po punon pa u lodhur çdo ditë të javës”, ka thënë Likaj.
Ai ka falënderuar mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët, ekipin e xhirimeve dhe të gjithë ata që po e mbështesin këtë proces.