Ministri Lluka dhe kryeshefi i KRU ‘Prishtina’ diskutojnë për projektet e radhës në ujësjellës
22 korrik 2019
| 11:18
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Ujësjellësit të Prishtinës, Ilir Abdullahu, me të cilin ka diskutuar për projektet e radhës në ujësjellës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri Lluka ka thënë se këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me digjitalizim, siç janë: pagesa përmes aplikacionit në telefon të faturave të ujit, digjitalizimi i rrjetit për qasje online (open data), identifikimi i humbjeve të ujit në mënyrë digjitale dhe investimi për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë që do të fillojë së shpejti.
/Epoka e re/