Ministri Lluka: Ligji për Investimet Strategjike garanton investimet e huaja
20 shtator 2018
| 17:11
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë të enjten se Kosova e ka Ligjin për Investime Strategjike që i mbron investitorët potencialë dhe iu jep garanci investitorëve që të ndihen komod
. “Kosova e ka Ligjin për Investime Strategjike që i mbron investitorët potencialë dhe iu jep garanci, po ashtu kemi nënshkruar memorandume me shumë shtete të BE-së dhe këto memorandume luajnë rol të rëndësishëm në fushën e investimeve të mundshme, të cilat japin garanci investitorëve që të ndihen komod në Kosovë”, ka deklaruar ministri i Lluka.
/Epoka e re/