Ministri Lluka pjesë e forumit të interkonektivitetit ndërmjet vendeve të Ballkanit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim shefen e zyrës së Greqisë në Prishtinë, Chryssuola Aliferi, me të cilën diskutuan rreth takimit të përbashkët të vendeve të Ballkanit i cili do të mbahet në Athinë dhe vizitës së Sekretarit Gjeneral të Zhvillimit Ekonomik të Greqisë në Kosovë.
Në fund të muajit nëntor, në Athinë të Greqisë do të mbahet forumi i interkonektivitetit ndërmjet vendeve të Ballkanit, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri Lluka.
“Është kënaqësi të pjesë e këtij forumi pasi që e shoh si mundësi të mirë që të paraqes disa prej mundësive për të investuar në sektorin energjetik dhe atë minerar. Gjithashtu, është një mundësi shumë e mirë që të përforcohen lidhjet ndërmjet Kosovës me vendet e Ballkanit edhe në aspekte të ndryshme jo vetëm në atë ekonomik”, u shpreh ministri Lluka
Gjithashtu, gjatë muajit nëntor, ministri Lluka do ta vizitojë edhe sekretarin gjeneral të Zhvillimit Ekonomik të Greqisë, ku do të diskutojnë rreth sektorit energjetik dhe të shihen mundësitë për investime në këtë sektor.
Ministri Lluka po ashtu informoi Aliferin, rreth termocentralit “Kosova e Re” dhe masave të cilat po ndërmerren për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Lluka dhe shefja e zyrës së Greqisë në Prishtinë, Chryssuola Aliferi, janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi në planin ekonomik në mes dy vendeve.
/Epoka e re/