Ministri Lluka pjesë e konferencës për menaxhimin dhe sfidat e ndërmarrjeve publike
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) mori pjesë në konferencën për menaxhimin dhe sfidat e ndërmarrjeve publike.
Ministri Lluka në këtë konferencë ishte pjesë e panelit të moderuar nga ekonomisti kryesor në BERZh, Sergei Guriev.
Kreu i MZhE-së, përpos konferencës, ka shfrytëzuar rastin që të takoj Patrick Walsh, Jens Lundsgaard, Milan Martin, të gjithë Anëtarë të Bordit të Bankës dhe Pierre Heilbronn, zëvendëspresident i Bankës, me të cilët diskutoi për të shtyrë përpara agjendën e privatizimit të Telekomit dhe rritjen e investimeve në sektorin e ujërave, energjisë dhe minierave.
Në vitin 2019, fokus të veçantë do të zë sektori minerar me strategjinë e re të aprovuar nga bordi i BERZh, me të cilët Ministri Lluka ka diskutuar për intensifikimin e punëve në zhvillimin e “Trepçës” dhe 11 zonave me interes të veçantë si dhe promovimin e tyre tek kompanitë minerare të listuar në bursën e Londrës.
/Epoka e re/