Ministri Lluka premton bursa për të rinjtë
05 shtator 2018
| 11:55
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka premtuar bursa për të gjithë të rinjtë e interesuar që të vijojnë trajnimet në Qendrën Trajnuese të KEK-ut, në mënyrë që të rritet numri i atyre që përfitojnë shkathtësi që ofron kjo qendër.
Ai ka thënë se në Kosovë ka mungesë të madhe të kuadrove. Në këtë kontekst, Lluka ka thënë se do të punojnë që të rinjtë dhe të rejat të aftësohen në qendra të tilla në mënyrë që të mos e braktisin vendin.
Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi, ka treguar për punën që bën kjo qendër, raporton “EO”.
Sipas tij, falë punës së kësaj qendre në trajnimin e punëtorëve të KEK-ut, është arritur që kjo e fundit të ketë performancat më të mirat në vend.