Ministri Lluka punon edhe pse sot është ditë pushimi
09 maj 2019
| 14:53
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dalë sot në punë, edhe pse sot institucionet kanë pushim për shkak të Ditës së Evropës, 9 majit.
Ai për të dëshmuar se ka dalë në punë, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Tu e festuar 9 Majin në punë, si me qenë duke punuar diku në Evropë, sot. Edhe unë jam Evropë!”, ka shkruar Lluka.
/Epoka e re/