Ministri Lluka thotë se rreth dhjetë minatorë kanë mbetur brenda në minierë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije se me shqetësim është duke e ndjekur situatën në ndërmarrjen “Trepça” ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht.
Si pasoj e kësaj është ndërprerë energjia elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si ka lënë disa fshatra pa energji elektrike.
“Në bisedën që kisha me persona përgjegjës dhe sindikatën, rreth 10 minatorë janë brenda në minierë, pa rrezik për jetë. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t’i shpëtojnë të gjithë minatorët. Miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes. Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë me shëndet dhe së shpejti ti bashkohen familjeve të tyre”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri Lluka.
/Epoka e re/