Ministri Lluka u bënë thirrje bizneseve polake që t’i kthejnë sytë nga Kosova
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Varshavë, i ftuar nga ministrja e Sipërmarrjes dhe Teknologjisë, Jadviga Emilewitz.
Ministri Lluka i ka bërë thirrje biznesit polak që të kthejë sytë nga Kosova.
“Polonia, ndërmarrësia polake është e interesuar për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën. Ne marrim kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian dhe Ballkani është njëri nga prioritetet tona”, i ka thënë ministrja e sipërmarrjes dhe teknologjisë së Republikës së Polonisë, Jadviga Emilewitz, ministrit të zhvillimit ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin polak.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri nga Kosova në njërin nga shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian.
Ministri Lluka, e njohu anëtaren e qeverisë polake, që shoqërohej nga një grup drejtuesish agjencish shtetërore të nxitjes dhe garantimit të investimeve, si dhe të disa bankave, me zhvillimet në ekonominë kosovare dhe përparësitë që i ofron vendi investitorëve të huaj.
/Epoka e re/