Ministri Lluka vizitoi KEK-un në Ditën e Pavarësisë
17 shkurt 2018
| 17:43
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), , Valdrin Lluka ka nisur mëngjesin e hershëm të ditës së pavarësisë, me vizitë në Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”
“Në mëngjesin e hershëm të ditës së pavarësisë, fillova ditën me vizitë në Termocentralet Kosova A dhe B! Punëtorët e KEK punojnë pandërprerë për të na siguruar energji nëpër shtëpitë tona, për çka ju jam mirënjohës. Nuk është e lehtë puna në KEK dhe minierë! Në këtë vizitë jemi bashkë me Ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovë! Nëse keni ndonjë pyetje për ekzekutivin, e dini adresën! #kosova10”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.