Ministri malazez i Mbrojtjes: Do të vazhdojmë të dërgojmë ushtarë në Kosovë

23 janar 2024 | 14:12

Ministri malazez i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, ka thënë se Mali i Zi do të ketë një prani të shtuar në pjesën lindore të aleancës së NATO-s.

“Ne do të kemi ushtarë në Letoni dhe Bullgari, por do të vazhdojmë të dërgojmë ushtarë në Kosovë dhe Irak. Sa i përket agresionit rus kundër Ukrainës, ne do të dërgojmë ushtarë në përputhje me detyrat e reja të NATO-s”, ka thënë ai në një konferencë të përbashkët për medie me admiralin Rob Bauer, i cili është kryetar i Komitetit ushtarak të NATO-s dhe këshilltar për çështjet ushtarake i sekretarit të aleancës, Jens Stoltenberg.

Krapoviqi ka thënë se takimi i sotëm me Bauer është një mundësi tjetër për të demonstruar përkushtimin e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, raporton “Vijesti”.

Më tutje, ai ka thënë se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për Malin e Zi.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Krapoviqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është takuar…