Ministri Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet

07 maj 2024 | 22:42

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë një fjalimi në Konferencën “Defence 24”, ka theksuar rëndësinë e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë, deri në momentin kur ka shenja të qarta të demokratizimit të Serbisë.

“Vendosja e tre nga katër brigadat e Ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, me rreth 48 baza ushtarake, përbën shqetësim për ne, ashtu si dhe fakti që ky shtet me qasje armiqësore vazhdon të investoj në blerjen e sistemeve të armatimeve sulmuese”, ka thënë ai.

Duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, Maqedonci ka theksuar se grupi terrorist është financuar nga institucionet qeveritare serbe, ashtu si dhe nga institucionet paralele dhe grupet kontrabanduese në Veri të Kosovës.

Gjatë fjalimit, Maqedonci ka përmendur edhe interesat e Serbisë dhe Rusisë, të cilat sipas tij, janë të dyanshme dhe datojnë që nga shekulli 18-të.

“Një gjendje jostabile në Ballkan do t’i shërbente si Rusisë në vazhdimin e luftës me qëllim aneksimin e Ukrainës, ashtu edhe Serbisë në ushqimin e idesë iluzive për krijimin e Serbisë së Madhe. Është e dukshme që Serbia është shumë më e afërt me politikat e lindjes sesa ato perëndimor”.

NATO shtoi numrin e ushtarëve për shkak të situatës së paqëndrueshme në Veri të Kosovës sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Gjermania paralajmëroi dislokimin e një kontingjenti shtesë së këmbësorisë nga radhët e Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Mbretëria e Bashkuar dislokoi rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit prej 400 trupash, ndërsa Rumania dislokoi rreth 130 ushtarë pas përshkallëzimit të situatës, përkatësisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ashtu mori vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të ushtarëve të saj në KFOR.

Në linjë me zhvillimet aktuale edhe Sllovenia rriti numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të NATO-s në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, beson se draft-Statuti i…