Ministri Maqedonci, Nagavci dhe Haxhiu, sot konferencat e fundvitit
30 dhjetor 2024
| 08:20
Tre ministra sot do t’i mbajnë konferencat e tyre të fundit për vitin 2024.
Nga ora 10:00 para medieve do të paraqitet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do ta mbajë konferencën e e fundit për medie për sivjet nga ora 12:00.
Në orën 14:00 do të mbajë konferencë për medie ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.