Ministri Mbrojtjes viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
27 korrik 2023
| 15:31
Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.
Në KDS ministri Mehaj është pritur nga komandanti gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.
Me këtë rast ministri Mehaj është shprehur se: “Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”.