Ministri Mehaj bën homazhe pranë arkivolit të nënoficerit të lartë të FSK-së
20 janar 2022
| 11:49
Sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, para ceremonisë së varrimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj me stafin e tij, bëri homazhe pranë arkivolit të nënoficerit të lartë të FSK-së, Rreshter i Parë Besim Bajraktarit, i cili u nda nga jeta para dy ditësh pas një sëmundje të rëndë.
Ai ndau dhimbjen dhe shprehu ngushëllimet më të thella familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëluftëtarëve, shokëve e kolegëve të tij, duke vlerësuar lartë gjithë kontributin e tij atdhetar, profesional e qytetarë gjatë gjithë jetës.
Në homazhe morën pjesë edhe shumë zyrtarë e ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qytetarë të shumtë.
Varrimi i Rreshter Bajraktarit do të bëhet në oraën14:00 në varrezat e fshatit Batllavë të komunës së Podujevës.