Ministri Mehaj dhe gjenerali amerikan bisedojnë për sigurinë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjeneralmajor Ben Corell.
Në takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë.
Gjithashtu në këtë takim është theksuar se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të Iowa-s është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm.
Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga gjeneral Corell, i cili ka shprehur bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje.
Në fund të këtij takimi, ministri Mehaj, ka falënderuar gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e Iowa-s për më shumë së një dekadë.