Ministri Mehaj e fton gjeneralin Wesley Clark ta vizitojë Kosovën

25 qershor 2021 | 20:13

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ftohet nga ministri i FSK-së, Armend Mehaj që ta vizitojë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili e ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes me Clark.

“Nder i madh dhe privilegj i veçantë të takohem me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark, me të cilin biseduam si dy miq përmes video-lidhjes për rreth një orë. I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Clark, që ishte prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, do ta vizitojë edhe FSK-në.

“Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK , të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesazhet që ka marrë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë…