Ministri Mehaj flet për shërbimin e obliguar ushtarak në Kosovë

05 maj 2021 | 11:08

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Çështje dhe Siguri.

I pyetur rreth shërbimit ushtarak të obliguar, Mehaj tha se nuk pritet të ndodhë së shpejti, sepse ka disa probleme me çështjen e buxhetit dhe duhet një plan më afatgjatë.

“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka dëshirë që kjo mos të ndodhë. Do të punojmë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë një plan. Unë vij prej një sistemi të detyruar ushtarak, në Norvegji ku brenda vitit rreth 10 mijë të rinj e zgjedhin për ta kryer detyrën për ta mbrojtur shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori shqiptar Guljelm Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën…