
Ministri Mehaj fton të rinjtë që t’i bashkëngjiten FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ftuar djemtë dhe vajzat e reja për të aplikuar dhe bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Të nderuar të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë që kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për aplikim si kadetë, prandaj ju inkurajoj të aplikoni”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimit, Mehaj i ka bashkangjitur edhe vegëzat e aplikimit.
Rekrutimi i kadetëve të rinj do të bëjë që ata të studiojnë në disa qendra: Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së, Qendra për Stduime Universitare “Wesley Clark”; Akademinë Ushtarake dhe Akademinë Mjekësore të Republikës së Turqisë; Akademinë e Frocave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Akademinë Ushtrake Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kosovës; Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Aplikimi dhe njoftimi për kadet te FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimi për shpalljen e konkursit mund ta shikoni në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.
Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
“Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjëve e të rejave për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike. Ju priftë e mbara dhe suksese në vendimin tuaj më të rëndësishëm në jetë! Detyra, Nderi dhe Atdheu!” përfundoi Mehaj.