Ministri Mehaj gjatë vizitës në Kroaci viziton studentë-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për vizitën e tij katërditore në Kroaci.
Ai ka treguar se përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, po ashtu ka vizituar studentë-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë, ku u prit nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Paden dhe stafi i tij të cilët e njoftuan edhe me të arriturat e studentë-kadetëve të FSK-së që studiojnë aktualisht në këtë akademi.
“I falënderova për përkushtimin e tyre për aftësim sa më cilësor akademik e profesional të studentë-kadetëve tanë. Në bashkëbisedim të afërt me studentë-kadetët kosovar, i inkurajova ata për angazhim maksimal në studime për aftësim sa më të lartë akademik dhe profesional në funksion të karrierës së tyre ushtarake si dhe përgjegjësive që i presin në të ardhmen”, ka treguar Mehaj.
Gjithashtu ministri Mehaj ja zhvilluar vizita edhe te kompanitë prodhuese për t’u njohur nga afër me cilësinë e pajisjeve të prodhuara nga kompanitë kroate të industrinë e mbrojtjes, siç janë ato të armëve, helmetave ushtarake, uniformave dhe paisjeve individuale, tekstilit ushtarak, perpunimit të ushqimit të konservuar etj.
Në permbyllje të vizitës në Kroaci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Kroat, Fanjo Tudman.