Ministri Mehaj nderon ushtarakët kanadezë në memorialin Grand Parade
20 nëntor 2022
| 17:23
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë në Halifax, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me delegacionin e tij ka vizituar memorialin ushtarak Grand Parade, duke nderuar për shërbimin e ushtarakëve kanadeë në dy luftërat botërore, por dhe në luftën e fundit në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se Republika e Kosovës dhe gjithë populli u është shumë mirënjohës trupave të Forcave të Armatosura Kanadeze që në periudha të ndryshme kanë shërbyer në Kosovë.
“Mbesim të përkushtuar që si Republikë dhe Ministri e Mbrotjes të thellojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake me Kanadën, si shtet mik i yni”, ka thënë Mehaj.