![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/mehaj-4.jpg)
Ministri Mehaj nesër e pret me nderime ushtarake homologun turk
27 dhjetor 2021
| 13:08
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj nesër (e martë) pret në vizitë zyrtare homologun e tij turk Hulusi Akar. Pritja do të nisë nga ora 13:30 me nderime ushtarake.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e ministrit Mehaj dhe ministrit Akar. Gjithashtu, më pas, ministri Akar do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.