Ministri Mehaj nis ekipet e kërkim-shpëtimit në Pejë

25 qershor 2023 | 08:37

Dy viktima janë shënuar ditën e shtunë në Pejë, si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se tashmë kanë nisur ekipet  e shpëtimit për qytetin e Pejës, për t’iu ndalur në ndihmë qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë, njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai.

Policia tashmë ka njoftuar se një grua bashkë me djalin e  saj kanë humbur jetën. Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur pas…