
Ministri Mehaj pret në takim komandantin e ri të FSK-së
30 nëntor 2021
| 15:46
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e ri të FSK-së, Bashkim Jashari.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehaj ka shkruar se gjenerali Jashari e ka njoftuar me vizionin e tij për zhvillimin e FSK-së.
Ai ka vlerësuar se komandanti i ri i FSK-së do ta ketë mbështetjen e tij për realizimin e vizionit të përbashkët për FSK-në.