Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot

11 mars 2022 | 17:16

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot, me të cilin diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për stadin e realizimit të projekteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera ministri Mehaj dhe ambasadori Abbot u pajtuan për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigio Donnarumma pritet të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar…