Ministri Mehaj thotë se qeveria po tregon përkushtim në zhvillimin e FSK-së
19 dhjetor 2021
| 10:51
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor, me synim që gjatë mandatit të arrijnë në 2%, sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.
“Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore. Ne kemi pak fjalë e shumë punë! Urime e na priftë e mbara!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.