Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

28 prill 2021 | 11:04

Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić.

Takimet tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate.

Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb, do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes.

Bashkëpunimi bilateral Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes, është zyrtarizuar me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video në…