Ministri Mehaj uron Bajramin, në veçanti atyre që festojnë larg familjeve
13 maj 2021
| 17:37
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë, e në veçanti për ata që sot festojnë larg vend e familjes së tyre.
Ai po ashtu u ndje krenar për përfaqësimin dinijitoz që po i bëhet vendit.
“Sot në këtë ditë feste të Fitër Bajramit, një urim i veçantë shkon për të gjithë djemtë dhe vajzat e Kosovës, të cilët sot këtë ditë e festojnë në shërbim të vendit dhe larg familjeve të tyre. Urime juve dhe familjeve tuaja. Respekt për përfaqësimin dinjitoz që po i bëni vendin kudo që jeni”, ka thënë ministri Mehaj.