Ministri Mehaj: Ushtarët e Kosovës janë të gatshëm për çdo sfidë
12 maj 2023
| 12:41
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar në “Facebook” se në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore është duke kryer përgatitjet finale për ushtrim.
Me këtë rast, Mehaj ka thënë Kompania B e Regjimentit të parë të këmbësorisë përgjatë dy javëve ka realizuar patrullimet luftarake në kushte të natës.
“Qëllimi i këtij ushtrimi ishte aftësimi i pjesëtarëve për manovrim dhe drille të betejës gjatë natës me anë të pajisjeve të natës (NVG)”, ka shkruar Mehaj.