Ministri Mehaj vizitoi Ambasadën e Kosovës dhe të Shqipërisë në Kroaci
02 maj 2023
| 14:00
Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Me këtë rast ka takuar ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, të cilët e njoftuan për angazhimet e Ambasadës, bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve dhe shtetin partner Kroacinë, si aleat i besueshëm në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Gjatë këtyre vizitave, ministri Mehaj falënderoi ambasadorët për angazhimin e tyre diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme.