Ministri Mehaj vizitoi Ambasadën e Kosovës në Itali
07 maj 2023
| 12:29
Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Itali, Ministri Mehaj së bashku me delegacion, ka vizituar dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, me ç’rast u prit nga ambasadorja, Lendita Haxhitasimi.
Në takim, ambasadorja Haxhitasimi e njoftoi Ministrin Mehaj për angazhimet e Ambasadës, si dhe bashkëpunimin me shtetin partner, Italinë, si aleat në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Ministri Mehaj falënderoi ambasadoren për angazhimin e saj diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme.