Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Brahim Demalijaj
18 prill 2022
| 15:45
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit të kombit Brahim Demalijaj, në fshatin Strellcë të Deçanit.
Ai ka thënë se kjo vizitë ishte emocioni e frymëzimi i radhës gjatë ditës së sotme.
“Historia e popullit tonë është e shkruar me lavdinë e bujarinë e familjeve fisnike siç është edhe familja Demalijajt. Kjo familje i fali këtij vendi burra bujar e trima si Brahimi, që për asnjë moment nuk hezitoi t’i bashkohet Ushtrisë Çlimtare të Kosovës dhe të luftoj deri në frymën e fundit me rënien e tij Dëshmor. I lavdishëm gjithmonë heroi i kombit Brahim Demalijaj dhe gjithë të rënët për Lirinë e Kombit dhe Atdheut!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.