Ministri Murati dhe opozita përplasen për Trustin

26 maj 2022 | 11:23

Ministri i Financave, Hekuran Murati është përplasur në seancën e Kuvendit me deputetët e opozitës sa i përket tërheqjes së mjeteve të Trustit dhe masave të qeverisë karshi krizës së çmimeve.

Murati ka thënë se familjet me asistencë sociale, studentët e pensionistët kanë zero para në Trust, andaj sipas tij miratimi i tërheqjes së të hollave nga Trusti s’ju ndihmon këtyre familjeve.

“Sa kanë Trust familjet në asistencë sociale? Zero. Sa kanë trust studentët? Zero. Sa kanë Trust pensionistët? Zero. Sa kanë Trust ata që paguhen me pagë minimale? Mundem me i pas 100 euro, që 30 për qind i bie 30 euro me këto masa e ju po doni me i ndihmuar këto familje”, ka thënë Murati në fjalën e tij.

Ai ka kritikuar opozitën se nuk e kanë përkrahur marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e këngëtarit të dashur për publikun, Sabiani, Keisi është…