Ministri Murati fton bashkatdhetarët të investojnë në bonot e diasporës
21 korrik 2021
| 17:03
Ministri i Financave, Punës dhe transferove, Hekuran Murati, ka ftuar bashkatdhetarët që të blejnë bonot e diasporës, përmes së cilëve, ka thënë ai mund të investohet në kursime, për t’i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Bonot e diasporës janë mundësi e mirë që ju t’i investoni kursimet tuaja duke i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht të përfitoni edhe interes nga investimi juaj. Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar“, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ministri Murati ka bërë me dije se afati për investim në bono të diasporës është deri më 18 gusht.