Ministri Murati fton kompanitë britaneze të investojnë në Kosovë

01 mars 2022 | 14:08

Gjatë qëndrimit në Londër për Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, u takua me martin Vickers, i dërguar i posaçëm për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, njëherësh edhe kryetar i Grupit Gjithëpërfshirës Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri Murati e ka informuar Vickers për performancën e mirë ekonomike të Kosovës gjatë vitit të kaluar, duke vënë theksin në rritjen ekonomike.

Kjo, siç u shpreh ministri, vije kryesisht si rezultat i rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, pranisë së theksuar të diasporës në vend, si dhe luftës së vazhdueshme kundër informalitetit.

Gjithashtu, ministri Murati e ka njoftuar Vickers edhe lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj, siç janë fuqia e re punëtore, normat e ulëta tatimore, si dhe sektori bankar i avancuar.

Më tej, u diskutua edhe procesi i themelimit të Gjykatës Komerciale, e cila synon në mënyrë specifike përmirësimin e klimës së investimeve duke ulur barrën administrative për kontestet komerciale.

Ministri Murati ftoi kompanitë britaneze të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe vendosje të kapaciteteve të tyre prodhuese në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Fol me mbështetjen financiare të ‘Rockefeller Brothers Fund’ ka…