Ministri Murati ka një shpjegim për dritat e ndezura natën në objektin e Qeverisë

27 dhjetor 2021 | 12:46

Në kohën kur qytetarëve po u kërkohet që të kursejnë energjinë elektrike, dje në media është raportuar se një gjë të tillë nuk po e bënë edhe Qeveria e Kosovës për shkak se po mbanë dritat ndezuar edhe në orët e vona të natës.

Për dritat që po mbahen ndezuar natën në objektin e Qeverisë, është deklaruar sot Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, e shtesat tjera, të kryhen para Vitit të Ri.

Me këtë rast, ai edhe ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Po, punon dikush! Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri. Ju lutem kursejeni energjinë elektrike”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diva e muzikës ndërkombëtare, Adele ka fituar më shumë se…