Ministri Murati krenohet me projektet e Fatmir Limajt
Ministri i Financave, Hekurat Murati, krenohet me të hyrat buxhetore të Aeroportit “Adem Jashari”. Kështu ka shkruar vet ministri në llogarinë e tij në “Facebook”. Ministri Murati ka shkruar ndër tjerë se si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve, kryesisht nga mërgata jonë, por edhe si rezultat i shtimit të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë filluar të vijnë në Kosovë për ngjarjet e shumta sportive e kulturore.
“Të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar gjatë katër viteve të fundit. Kjo vjen si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve, kryesisht nga mërgata jonë, por edhe si rezultat i shtimit të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë filluar të vijnë në Kosovë për ngjarjet e shumta sportive e kulturore. Për këtë arsye, aeroportit tashmë i janë shtuar edhe 4 porta të reja, dhe sivjet pritet të arrijë shifrën prej 4 milionë udhëtarëve.”, ka shkruar ministri Murati.
Ndërkohë që kjo qeveri pasi nuk ka se me çka tjetër të krenohet, sepse gjatë këtij mandati nuk është bërë asgjë ajo, tashmë ka filluar të krenohet me punën e ministrave të qeverive të kaluara. Dihet se aeroporti i dhënë me koncesion është bërë nga ministri i Infrastrukturës, në qeverinë Thaçi, Fatmir Limaj. Limaj ka bërë luftë titanike në vitin 2009, që ky aeroport të jepet me koncesion për 20 vite me mundësi vazhdimi.