Ministri Murati njofton se ka filluar subvencionimi i faturave të rrymës për këto kategori
18 janar 2024
| 11:34
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se 40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike.
Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.
“40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike. Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit. Subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Murati.