Ministri Murati të enjten në interpelancë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, si iniciues i kësaj interpelance, ka thënë se kërkojnë kthimin e shtesave për të gjitha kategoritë.
“Mbledhja e kryesisë së Kuvendit vendosi që në seancën e të enjtes të vendoset si pikë e rendit të ditës propozimi i grupit parlamentar të AAK-së për interpelancën që ndërlidhet me vendimin për ‘Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë’. Siç e dini, ne e kemi kundërshtuar vendimin dhe me këtë rast, në seancën e së enjtes do të kërkojmë që shtesat për pensionistë, për profesionistë shëndetësorë, për institucione të sigurisë dhe kategoritë tjera që kanë fituar këto shtesa gjatë pandemisë të rikthehen me shumën e njëjtë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.