![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/murati-3.jpg)
Ministri Murati të enjten në interpelancë
16 qershor 2023
| 13:36
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mbajë seancë të enjten e javës së ardhshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, interpelancën e ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Ai do të jetë në interpelancë, për rishikim të buxhetit dhe rritjen e pagave.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se kjo ka qenë kërkesë e partisë së tij.
Ai ka bërë të ditur se rritja e koeficient prej 105 në 129 euro, mbetet kërkesë e tyre./KP