Ministri Murati: U kursye rryma për 500 shtëpi

08 janar 2022 | 14:02

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për konfiskimin e 272 pajisjeve të kriptovalutave në Leposaviq.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto pajisje nëse lihen të punojnë pandërprerë kushtojnë sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive, njofton Klankosova.tv.

“Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kwh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive.  Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj.  Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë ndërmarr një aksion gjatë orëve të mëngjesit në Leposaviq, ku kanë arritur të konfiskojnë 272 pajisje të kriptovalutave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk dihet nëse ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë kërkesë…