Ministri Murati zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së

29 mars 2021 | 16:06

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, zhvilloi sot takim virtual me përfaqësuesit e  FMN-së,  ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit Murati i falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për urimin dhe mirëpriti gatishmërinë e FMN-së për të bashkëpunuar dhe mbështetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në realizimin e objektivave të Ministrisë të cilat janë në harmoni me objektivat e FMN-së.

Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së e uruan Ministrin Murati për detyrën e re dhe shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…