Ministri Mustafa e ambasadori gjerman diskutojnë për sigurinë në vend
11 korrik 2019
| 15:35
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e sigurisë, në avancimin e institucioneve të sigurisë me qëllim të luftimit të krimit në përgjithësi.
Më këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj.
Ndërsa ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka theksuar se shteti gjerman do të vazhdojë me përkrahjen e saj, e në veçanti në afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike.
/Epoka e re/