Ministri Mustafa: Është ngritur cilësia e dizajnit të kopertinës së pasaportave
25 prill 2019
| 15:32
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha, sot kanë vizituar Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve që funksionon në kuadër të kësaj agjencie.
Me këtë rast, ministri Mustafa ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht punon që të ofrojë sa më shumë shërbime cilësore për qytetarët e vendit.
Ai ka theksuar se pajisja me dokumente personale bëhet konform standardeve ndërkombëtare dhe garantohet nivel i lartë i sigurisë.
“Pas shqyrtimit të ankesave nga qytetarët, prej muajit mars kemi ngritur cilësinë e dizajnit të kopertinës së pasaportave”, ka deklaruar ministri Mustafa.
/Epoka e re/