Ministri Mustafa i përkushtuar për zgjidhjen e problemeve për qytetarët e Luginës
26 qershor 2019
| 17:50
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësues të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga Fikrim Mehmeti.
Në këtë takim u diskutua për çështjet që preokupojnë qytetarët nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Ministri Mustafa ka shprehur gatishmërinë e tij që ministria të cilën drejton do t’ju ofrojë zgjidhje për problemet e tyre në bazë të kompetencave që ka si dhe mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe për problemet rreth dokumentacionit për qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos për nxënësit dhe studentët.
/Epoka e re/